Kompania jonë është një bashkësi e kompanive, e cila në vete përmbledh prodhimet nga materiali i mermerit, granitit, gurit gëlqeror dhe ranor, por së fundmi ka zgjëruar vepritmarinë e saj edhe në sektorin e mobilierisë.
Mobilie me kualitet të lartë, dizajn dhe rehati të pakrahasueshme ju ofron vetëm Lami Group. Mobilie të importuara nga Italia dhe nga prodhuesit më të njohur, sikurse janë Francoferri, Maxdivani, Natuzzi. Kualiteti, prfosionalizmi dhe tradita shumëvjeçare e bashkëpunëtorëve tanë, janë arsyet të cilat na kanë bindur që të jemi distributorët e tyre për në Maqedoni. Kemi sjellur për ju stilin dhe kualitetin Italian, të krijuar nga dora e mjeshtërve më të njohur të vendit, vetëm për një arsye: të ju ofrojmë stil dhe kualitet.
Jemi krenar për kompaninë tonë sepse është një biznes familjar i themeluar që në vitin 1993 dhe vazhdon të qëndrojë edhe sot. Baza e kompanisë, e cila ndodhet në Maqedoni, merret me përpunimin dhe prodhimin e mermerit dhe granitit. Pra, klientët tanë kanë mundësi të madhe zgjedhjesh për shtëpitë e tyre, lokalet dhe objekte të ndryshme, prandaj ne punojmë për të ju ofruar juve më të mirën, për të kënaqur shijen e konsumatorit dhe të jemi gjithmonë referencë.
Biznesi ynë nga Maqedonia u përhap edhe në Shqipëri dhe Kosovë, tregje të cilat bëjnë përpunimin e materialeve dhe të njejtët ne i sjellim në Maqedoni si produkte finale për konsumatorët.
Për këtë linjë të prodhimit dhe përpunimit të mermerit kujdeset një ekip i madh të punësuarish, në mënyrë që të ju sigurojë produktet finale me forma të ndryshme dhe me cilësinë më të lartë.
Ne kujdesemi që bashkëpunëtorët tanë të jenë gjithmonë në kërkim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe që të gjithë klientët të jenë të kënaqur me produktet tona, respektivisht me mermer, granit dhe mobilieri.
Produktet që ne prodhojmë dhe përpunojmë janë të qëndrueshme, cilësore, të bukura dhe afatgjate. Ne “luftojmë” në mënyrë që të transferojmë punën tonë në besim dhe shërbim ndaj klientëve me qëllim që bashkëpunimi të jetë sa më afatgjatë.
Të jemi ata të cilët janë arsyeja e rehatisë tuaj në shtëpi. T’i japim stil ambientit ku jetoni dhe njëkohësisht të plotësojmë kërkesat tuaja duke ju personalizuar me stile unike çdonjërin prej juve.
Të jemi identiteti i secilës shtëpi. Brendi ynë të jetë vula që identifikon stilin e shtëpisë tuaj, duke filluar nga prodhimet e gurit e deri tek mobilieria. Ne jemi dhe gjithmonë do të ngelemi kompania lider në vend e cila per ju ofron njëkohësisht: cilësi, kualitet dhe stil!
Francoferri – pesëdhjet vite punë, traditë dhe dashuri për punën. Profesion i kaluar në tre breza, pa ndryshuar asgjë, përveç rritjes së profesionalizmit. Ne jemi gjithmonë pranë klientëve për të plotësuar kërkesat e tyre dhe kjo është arsyeja se përse gjithmonë dhomat e tyre janë të dekoruara me mobiljet tona.
MaxDivani – punë e ndërtuar në 60 vite eksperiencë. E dëshmuam veten në cilësinë e mobiljeve dhe stilin e të njejtave. Të përkushtuar për të sjellur gjithmonë më të mirën dhe stilet më në trend. Ne jemi ata që krijojmë stile për të gjithë ju.
Natuzzi – emri më i njohur në Itali për mobilie. Kur flitet për dizajnim të mobilieve të dhomës tuaj, ne jemi gjithmonë zgjedhja e parë. Tek ne klientët kanë krijuar besim, prandaj kemi arritur që të jemi qendra e mobiljeve dhe e stilit unik.